Çështja e Eurovizionit u bë temë debati ditën e djeshme në studion e Vizionit të pasdites në Vizon Plus.

 

Agim Doçi , një ndër antarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës perfaqësuese tha se Alban Ramosaj, nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosoves le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.

 

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit Alban Ramososja i cili fillimisht komentoi në faqen e Instagramit të Vizion Plus teksa kërkoi vetëm pak minuta kohë tju përgjigjur Doçit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ramosaj, përmes një postimi në Instastory shkruan se ai është shumë më shumë shqiptar se Doçi ndërsa i kujton se ka qenë një kosovare ajo që ka arritur rezultatin më të kartë në Eurovision, Rona Nishliu.

 

Ndërkohë mes rreshtash, Ramosaj i kërkon Doçit të lërë rakinë në daljet televizive dhe të thotë gjera më të menëura herës tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";