Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, të cilat kanë ardhur për shkak të lëvizjeve të shumta në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë

Në kushte të tilla po punohet me 5 sportele në hyrje, një prej të cilave është për mjetet e tonazheve të rëndë ndërsa 4 për autovetura.

Fluksi ka sjellë pritje të drejtuesve të mjeteve për të hyrë nga vendi fqinj drejt vendit tonë.

Vetëm në tre ditët e fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë më shumë se 20 mijë shtetas, pjesa më e madhe shqiptare të Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ka patur shtetas që përdorin Shqipërinë për të kaluar drejt vendeve të BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës i thanë gazetarit të Vizion Plus Tonin Frroku se kur fluksi është i madh të dy policitë ajo shqiptare e maqedonase, në kontrollet e përbashkëta punojnë me procedurë të përshpejtuar./vizionplus.tv