Nga ky muaj e deri në qershor, leximi i matësit të energjisë do të kryhet një herë në dy muaj. Enti Rregullatorë miratoi kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të diktuar nga pandemia Covid -19.

Muaji që nuk do të lexohet do të faturohet sipas të njëjtit konsum të një viti më parë, ben te ditur Vizion Plus.

 

Në rast se abonenti do të konstatojë se është faturuar më shumë se çfarë ka konsumuar,  në muajin pasardhës do ti zbritet vlera përkatëse. Ankesa e tij do të shqyrtohet brenda 10 ditëve, afati I vendosur nga enti rregullatorë i energjisë – shprehet Julia Goga, nga departamenti i mbrojtjes së konsumatorit pranë Entit Rregullatorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas entit ankesat e qytetarëve gjatë pandemisë, për të njëjtën mënyrë leximi morën zgjidhje nga kompania, ndaj dhe ky vendim pritet të ketë të njëjtin efekt.

 

Ne pamë që kjo praktikë u mirëprit dhe ato ankesa që patëm gjatë asaj periudhe u adresuan duke I dhënë të drejtë abonentëve. Ndaj e njëjta praktikë do të zbatohet edhe për këtë rast.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ky vendim i Entit vjen në të njëjtën linjë me vendimin e marrë gjatë muajve të izolimit të një viti më parë, shton Vizion Plus.

 

Por jo vetëm një praktikë e tillë është e aplikueshme në çdo vend tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Vendimi parashikohet të zbatohet për 6 muaj e më pas do të vendosë për shtyrje të mëtejshme ose jo.