Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, ka goditur katër raste të krimit mjedisor.

 

Ky aksion vjen me qëllim parandalimin e prerjeve të paligjshme të drurëve në pyje. Operacioni u zhvillua në zonat pranë Rrugës së Kombit dhe në aksin Rrëshen Milot nga struktura përgjegjëse e inspektimit, pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së , Lezhë, si dhe Drejtoria e Inspektimit në Pyje, pranë IKMT.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Inspektimi u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe paradites së kësaj të premteje dhe nga ky operacion u kapën në kushtet e flagrancës 4 subjekte duke transportuar me automjete lëndë drusore pa dokumentacion. Konkretisht u ndaluan shtetasit L.P banues në Pukë , M.G banues në Kurbin , P.R banues në Mirditë dhe P.M banues në Kurbin. Ndaj këtyre personave u morën masa administrative, ata u gjobitën me 500 mijë lek të reja secili, ndërkohë që materiali drusor u sekuestrua.

Aksioni u drejtua nga Inspektoriatit i Mbrojtjes së Territorit në Lezhë.Drejtues te saj bëjne me dije se operacione të tillë do të zhvillohen edhe në ditët në vijim.uj

IKMT kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të informojnë për çdo konstatim të prerjeve dhe transportit të lëndëve drusore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";