Një tjetër banesë është cilësuar e pabanueshme në Torovicë të Lezhës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Forcat e ushtrisë po bëjnë evakuimin e familjes drejt një zone më të sigurt. Shtëpia ka pësuar plasaritje dhe dëme të mëdha.

Banesa e Mark Majamalit ka nisur të rrëshqasë ditën e sotme si pasojë e reshjeve intensive të shiut që provokuan shembjen e dheut.

Aktualisht janë 6 familje të tjera në Torovicë që rrezikohen nga shembjet e dherave, duke e bërë numrin e këtyre familjeve në 8, pasi më herët 2 familje të tjera kanë kërkuar ndihmë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";