Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg ish shefin e policisë Dhërmi, Sokol Boden.

 

Bode u shpall fajtor për akuzën e trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit kriminal. Sokol Bode së bashku me ish-oficerin tjetër të policisë Gjergji Kohila janë në arrati.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar në Itali, por më pas u arratis). Së bashku me Kohilajn dhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela, ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.