Frekuentimi i shkollave, kopshteve e çerdheve është bërë shkak që lija e dhenve të përhapet në Dibër.

 

Që nga mesi i muajit prill në urgjencën e pediatrisë janë paraqitur nga 7 deri në 8 fëmijë të prekur nga variçela. Mjeku pediatër Filip Cfarku shprehet se kontakti i fëmijëve me njëri-tjetrin ka bërë që lija të përhapet më shume, megjithatë me mbylljen e vitit shkollor ai shton se rastet pritet të ulen.

Mjeku apelon që prindërit të tregojnë kujdes të shtuar sa i takon higjienës, në mënyrë që sëmundja të mos shkaktojë pasoja në lëkurë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në Gjirokastër janë shënuar 6 rastet të variçelës. Doriana Demo nga drejtoria e Arsimit në Gjirokastër tregon se sëmundja është shfaqur në një periudhë të pazakontë, duke shkaktuar shqetësim tek prindërit.

Lija e dhenve ose variçela është sëmundja më ngjitëse te fëmijët. Mjekët rekomandojnë medikamente që qetësojnë ndjesinë e të kruajturit, lehtësojnë dhimbjet dhe largojnë ethet, por përjashtojnë përdorimin e antibiotikëve.