Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përshëndetur rizgjedhjen e Emmanuel Macron në krye të Francës. Ajo e cilësoi fitoren e Macron një triumph të shpresave për progres, paqe e bashkëjetesë midis kombeve.

 

“Rizgjedhja e Emmanuel Macron President i Republikës Franceze është një fitore e Francës, e Evropës dhe e te gjitha vendeve që aspirojnë integrimin evropian dhe evro-atlantik. Është një triumf i shpresave për progres, paqe e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve”, shkruan ai.

Macron u bë lideri i parë francez që fitoi rizgjedhjen për 20 vjet, duke shënuar 58.54% ndaj Le Pen 41.46%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";