Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Diana Bahçes, nënës së foshnjes 20 ditëshe.
Ky vendim u mor nga gjyqtari Ardit Mustafaj, pas parashtrimit të bërë nga pala mbrojtëse, e cila kërkoi pezullim burgimit të nënës së foshnjes dhe garantoi pagesën e gjobës që e çoi pas hekurave Diana Bahçen.
Kjo e fundit nga kafazi i qelqtë tha se nuk kishte dijeni për gjobën që i ishte vendosur nga gjykata e tiranës.
Diana Bahçja
Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza.Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pas dhënies së vendimi avokati Anton Kosteri u shpreh se drejtesia me ne fund u vendos ne vend.
ANTON KOSTERIAdvertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
AVOKAT
Kërkesa e mbrojtjes për pezullimin e menjëhershëm , si masë provizore të ekzekutimit të këtyre vendimeve që fillimisht përmbanin gjobë dhe më pas u konvertuan në dënim. Drejtësia u vendos në vend. Falënderoj gjykatën dhe prokurorinë që u tregua e saktë dhe ishte dakord e pranimin e kërkesës.
Avokati mbrojtes konfirmoi se për pagesën e gjobës janë ofruar shumë donatorë.
Diana Bahçja ishte paditur nga ish bashkëshorti për akuzën e braktisjes së fëmijës, e pas kësaj gjykata e kishte gjobitur qershorin e vitit te kaluar me 250 mijë lekë.
Vetë ajo e mohon braktisjen e fëmijës së saj tashmë 5 vjeçar duke thënë se i është ndaluar takimi me të nga ish bashkeshorti.