I gjithë territori i vendit është përfshirë nga një mot i ftohtë gjatë ditëve të fundit dhe pritet që ekstremi i temperaturave të ulta për këtë javë të arrihet gjatë orëve të para të ditës së nesërme. .

Stacionet meteorologjike rajonale raportojnë për ulje të temperaturëve deri në -3 gradë Celsius gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërkohë që termometri do të zbresë edhe më tepër në pjesën veriore, veri-lindore dhe jug-lindore të vendit.

Temperaturat e ulta nga -9 deri në 2 gradë Celsius do të përfshijnë thuajse 80% të territorit të Shqipërisë duke përjashtuar vetëm zonat bregdetare, të cilat do të kenë temperature disi më të larta krahasuar me pjesën tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperatura më e ulët pritet të arrihet në Peshkopi me -10 gradë Celsius, Bulqizë me -9 Gradë Celsius, Bajram Curri e Korçë me -6 dhe -8 gradë Celsius, etj.

Situata pritet të përmirësohet disi gjatë mesditës së nesërme ku tempeturat do të rriten sërish pas kalimit të rrymave të ftohta ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";