Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në Kamëz, të cilët ushtronin paligjshme të lojërave të fatit në një lokal.

Në kuadër të operacionit “Game Over” u vunë në pranga shtetasit me iniciale A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";