Ish kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Parlamentit për protestën që pritet të mbahet në 7 korrik.

 

I pyetur nëse LSI do t’i bashkohet protestës, Berisha tha se kjo është një protestë e të gjithë shqiptarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo protestë është e hapur për gjithë shqiptarët. Do mbahet më 7 korrik, në orën 19:00. Do protestohet ndaj qeverisë, Parlamentit. Mund të them se me vendosjen e monizmit kushtetueshmëria e kësaj qeverie ka rënë. Një grup ekspertësh po punon për stemën. Kjo nuk është një protestë vetëm e PD. Është një protestë e shoqërisë civile. Rama nuk është larguar, por Rama do largohet”, tha Berisha.