“Lufta” e brendshme mes Bashës dhe Berishës ka bërë që disa tradita të së kaluar të thyhen e të mos respektohen.

 

Një prej tyre do të jetë edhe festimi i 8 dhjetorit, ditës së Rinisë. Në të kaluarën, demokratët në 8 dhjetor zhvillojnë homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo në këtë 8 dhjetor, te Qytet Studenti do të jetë vetëm Sali Berisha ku dhe do të mbajë ‘Foltoren’ e fundit. Nga ana tjetër kreu i PD, Lulzim Basha është “detyruar” që të zhvendoset në ambientet e ArTurbinës.