Deputeti i PS, Erion Braçe ka njoftuar se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në zonën e Çermës së Sipërme, duke rrezikuar jetën e banorëve.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai iu bën thirrje banorëve që të largohen pasi qëndrimi aty përbën rrezik për ta, si dhe të largojnë bagëtinë. Më tej Braçe i bën thirrje qeverisë që të marrë masa, duke ngritur argjinatura mbrojtëse para se të jetë vonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Postimi i plotë i Erion Braçes:

A DONI ME PER NDRYSHIMET KLIMATIKE?
URDHERONI:
#LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI NE CERME TE SIPERME DHE NE TE GJITHA CERMAT BUZE TIJ!
Te shtune, #LUMISHKUMBIN ishte 5 metra poshte, ne shtrat;
E hene, tani, #LUMISHKUMBIN po del nga shtrati!
Gjithcka prej prurjeve te medha te tij ne pjesen e siperme, Librazh, Elbasan.
Dy gjera kam;
E para per banoret: Largohuni ju dhe cdo mjet, gjithashtu bageti nga toka prej buzes se lumit deri ne argjinature; QENDRIMI PERBEN RREZIK!
E dyta, per Qeverine;
Duhet te pergjigjemi sot me masa efektive ndaj ndryshimeve te klimes, vecanerisht ne mbrojtje lumore, argjinatura, lene pergjysem apo demtuar gjate kohes; ARGJINATURA NGA SULZOTAJ DERI NE KULAR ESHTE NE RREZIK!