Zjarrfikësit e Maliqit, në bashkëpunim me forcat e policisë lokale kanë mundur të nxjerrin nga lumi në afërsi të fshatit Plovisht katër turistë hungarezë, të cilët tentuan ta kalonin atë më makinë.

Mes turisteve qe u shpetuan jane nje femër dhe një i moshuar.

Sipas informacioneve paraprake, ata kërkonin të kalonin lumin me makinë, por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda. Në këto kushte, kanë kërkuar ndihmë, pasi jeta e tyre ishte në rrezik nga rrjedha e madhe e lumit Devoll.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë dhe shërbimin zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti. Të katër turistët hungarez janë në qendrën shëndetësore të Maliqit për kontroll mjekësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";