Rruga e Arbrit është aktualisht e pakalueshme për shkak se është bllokuar bajpasi i Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.

Shkak për bllokimin e qarkullimit është bërë një traljer me targa të Turqisë.

Ai ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.

Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të bllokuar kanë mbetur dhjetra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër./vizionplus.tv