Një atentat me tritol tronditi kryeqytetin këtë të premte.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 të mëgjesit në afërsi të rrethit të Selitës në Unazë të Re, ndërsa mbetën të plagosur rëndë Mikel Harizaj 42-vjec dhe Serini Dumi 26-vjeç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Makina tip “Mazda” me të cilën ata po udhëtonin u hodh në erë teksa ishte në ecje. Si pasojë morën plagë të shumta në trup, shoferi i mjetit 42-vjeçari Mikel Harizaj si dhe i riu që ishte pasagjer.

 

Ata u transportuan me urgjencë drejt spitali të Traumës, ku mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime pranë grupit hetimor thanë se lënda plasëse, e llojit minë me telekomandë dhe ishte vendour në krahun e shoferit, i cili dyshohet të ketë qenë dhe objekt i sulmit.

 

Shkak besohet të jenë bërë konfliktet e 42-vjeçarit i cili rezulton me precedent penal. Ai është arrestuar në 2009 pasi tentoi të vrasë 3 persona me granatë pas një sherri të ndodhur në një lokal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mikel Harizaj është pronar i dy biznesve në zonën e xhamllikut, ndërsa 26-vjeçarin Serini Dumi e kishte punësuar si kamarier. Në momentin e ngjarjes, 42-vjeçari po e çonte të riun në shtëpi.

 

Ndërkohë hetuesit kanë marrë dëshmitë e para ndërsa sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës ku kishte parkuar makinën 42 vjeçari për identifikimin e autorëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime policore bene me dije se atentati ka lidhje me shperthimin e nje sasie tritoli para pak ditesh ne Cerrik, ku mbeti i vdekur Erjon Rexhepi. Ky I fundit dyshohet se  ishte porositur per te vendosur lenden eksplozive ne makinën e biznesmenit Harizajt, por ajo i shpertheu ne duar.

Per zbardhjen e ngjares po bashkepunon policia e Tiranes dhe ajo e Elbasanit.