Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor dytësor Lezhë –Milot.

 

Policia bën me dije se rreth orës 08:30, në vendin e quajtur Tresh, shtetasi N.V. , ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij duke dalë nga rruga dhe përfunduar tek veranda e një lokali.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për pasojë, është lënduar shtetasi N.N. 60 vjeç, klient i lokalit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.