Një polic i qarkullimit rrugor të Korcës ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik.

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Maliq – Korcë në afërsi të kryqëzimit të fshatit Lumalas. Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se polici i sektorit rrugor ka qënë në shërbim në momentin e aksidentit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të njëjtat burime thanë se E. Ç në momentin e aksidentit ka qënë duke kontrolluar një mjet kur është përplasur nga një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi.

 

Nga goditja polici i qarkullimit rrugor ka pësuar frakturë në njërën nga këmbët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Korcës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia ka ndaluar dtejtuesin e mjetit me iniciale Xh.A i cili ndodhet në Komisariatin e Korcës dhe po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

 

Duhet thënë se të gjitha kryqëzimet e aksit nacional Kapshticë – Pogradec janë pa ndriçim, cka i bën këto kryqëzime tepër të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve dhe për kalimatarët , përfshirë këtu edhe punonjësit e policisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";