Një makinë ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

 

Sipas policisë, rreth orës 08:00, mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.