Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman Charite në Berlin se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i COVID-19.

“Përmes mbështetjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 40 mostra u dërguan për analizë në laboratorin e Berlinit dhe të dhënat tregojnë për praninë e variantit britanik të virusit”, thuhet në njoftimin e autoriteteve shëndetësore të Malit të Zi.

Të dhënat Institutit për 24 orët e fundit, dëshmojnë një përkeqësim të situatës, me një rritje të rasteve të reja dhe shifra të larta të viktimave.Të martën u njoftua edhe për 476 raste të reja me koronavirus dhe 11 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 69,770 raste me koronavirus. Prej tyre 910 pacientë kanë vdekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në Mal të Zi po vazhdojnë bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina për imunizim kundër COVID-19, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetit në Mal të Zi.

Zëvendës kryeministri Dritan Abazoviq tha se këto ditë Serbia do të dhurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash për qytetarët e Malit të Zi.

” Kryeministrja serbe Ana Brnabiq do të ofrojë një dhuratë vaksinash për qytetarët e Malit të Zi. Qeveria malazeze është shumë mirënjohëse për këtë gjest human dhe paraqet një nismë të duhur për një bashkëpunim më të mirë dypalësh, ” tha zoti Abazoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";