Tiranë, 10 Tetor- Nëpërmejt një postimi në Facebook, Ministrja Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije lajmin e mirë për mbërritjen së shpejti të vaksinës për mbrojtjen e vajzave nga kanceri i qafës së mitrës.

“Në përgatitjet e fundit të Kalendarit kombëtar të vaksinimit, i shtohet dhe vaksina kundër HPV (Human Papilloma Virusit) për vajzat, për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.”– shkruajti Manastirliu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kuadër të Programit të parandalimit të Kancerit të Qafës së mitrës, Ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku, Drejtoren e ISHP Eugena Tomini dhe shefen e departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino kanë dhënë lajmin e mirë për futjen së shpejti në kalendarin e vaksinimit të vaksinës HPV.