Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT, kanë folur për masat parapërgatitore nga strukturat përkatëse shëndetësore për sezonin vjeshtë-dimër.

 

“Po ndjekim një plan masash, i cili tashmë është futur në planin e masave kombëtare, të përvitshëm, sa i përket mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kemi marrë masat sa i përket forcimit të rrjetit të survejancës, shtrirjes së sistemeve digjitale që u përkasin aspekteve të monitorimit, situatës epidemiologjike dhe vaksinimit”,– tha Manastirliu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se janë siguruar 270 mijë vaksina ndaj gripit për të gjitha grupet e riskuara.

“Për sa i përket këtij viti, masat janë marrë që të kemi 270 mijë vaksina të gripit, të cilat janë të targetuara për popullatën e riskuar dhe ISHP është duke punuar për të garantuar që menjëherë me fillimin e sezonit të vjeshtës, ne të kemi edhe vaksinat kundër gripit”,- shtoi ajo.