Forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe z. Alain Berset, Zv/President i Zvicrës dhe Ministër i Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Zvicrës.

 

Gjatë takimit dypalësh, Ministrja Manastirliu vlerësoi kontributin e qeverisë së Zvicrës për mbështetjen e qeverisë shqiptare gjatë periudhës së pandemisë, për kontributin për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, teksa theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë ka qenë I shkëlqyer me qeverinë zviceriane, ndaj gjej rastin t’iu falenderoj sepse falë këtij bashkëpunimi, kemi ngritur medele shumë të mira të qendrave të kujdesit parësor, të cilat më pas I kemi replikuar në një program kombëtar të rehabilitimit të tyre. Jam e kënaqur që do të nisim fazën e dytë të këtij bashkëpunimi dhe jemi të gatshëm ta forcojmë bashkëpunimin tonë, drejt objektivit të mbulimit shëndetësor universal. Forcimi I kapaciteteve të burimeve njerëzore është një tjetër cështje për ne e një rëndësie parësore, ku duam të fokusojmë bashkëpunimin me qeverinë zviceriane”, tha Manastirliu.