Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se gjatë javës së hapur të vaksinimeve, 70 mijë qytetare morën dozat kundër Covid-19.

Në total, sic MInistrja shkruan në facebook, janë kryer 1 milionë e 138 mijë e 771 vaksinime nga fillimi I procesit e deri tani. Manastirliu shkruan gjithashtu se vaksinimi është tani me I domosdoshëm se kurrë edhe për shkak të pranisë së Variantit Delta.

 

Postimi i Manastirliut:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.
Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.
#ShqipëriaBuzëqesh