Qeveria e Maqedonisë së Veriut këtë të martë në mbledhjen e saj të radhës ka shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës, në afat prej 30 ditëve. Lajmin e ka dhënë ministri Kreshnik Bekteshi.

“Kjo për shkak të kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe rritjes së çmimit në bursat botërore.

Por edhe që Qeveria të ndikoj pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike në RMV në këtë rast Centralet e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO.

Kjo me të vetmin qëllim që të rrisim likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend. Masa restriktive për momentin nuk do të ketë, për momentin as nuk janë parashikuar”, ka thënë Bekteshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";