Më shumë se 70 notarë dhe ish notarë garuan mëngjesin e të shtunës në ujërat e liqenit të Ohrit në maratonën “Agron Ruvina”.

Në këtë maratonë me një distancë prej 500 metrash u bënë pjesë e garës notarë nga mosha 14-25 vjeç për kategorinë e profesionistëve.

Gara më emocionuese u zhvillua mes veteranëve, të cilët sfiduan ish-notarin rekordmen pogradecar.

Andi Kongli dhe Enkelejda Tupa janë dy fituesit e kategorisë për veteranë të cilët shprehen se për të rikthyer në nivele të larta notin në Shqipëri kërkohet vëmendje dhe investim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Noti hyn te sportet e shtrenja dhe duhet financë nga ana e prindërve dhe investime nga ana e shtetit”, tha Kongli.

“Ishte një garë shumë e mirë, shpresoj që të kthehet në traditë për Pogradecin”, tha Tupa.

Noli Ruvina është vëllai i ish notarit të njohur Agron Ruvina, i cili shpreson se Pogradeci do të rikthejë traditën e notimit.

“Pogradeci po ecën dhe të vegjlit po japin rezultate shumë të mira. Noti në Pogradec nuk do humbasë sepse jemi të lindur në liqen, të rritur dhe këtu do vdesim”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gara e maratonës është ndjekur me mjaft interes nga pushues të shumtë pogradecare por edhe të ardhur nga qytete të tjera.