Dy persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës për atentatin e ndodhur një ditë më parë ku mbeti i plagosur ish anëtari i bandës së tritolit, Marion Mitro.

Ata po merren në pyetje pasi mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen dhe autorët. Ndërkohë u është marr dëshmia dhe 13 personave të tjerë, mes të cilëve familjarë të 49-vjeçarit, por dhe qytetarëve të ndryshëm të cilët ishin të pranishëm gjatë momentit kur ndodhi atentati.

Burime pranë grupit hetimor thanë se autorët ishin të maskuar me syze e kapele. Ata e qëlluan Marion Mitron dy herë me pistoletë me silenciator nga një makinë tip “Land Rover”, e cila u gjet e djegur në aksin rrugor Vlorë-Selenicë.

Automjeti, sipas policisë, rezulton i vjedhur ndërsa autorët dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë pasi ishin në dijeni të lëvizjeve të Marion Mitros.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja mendohet të ketë ardhur si rrjedhojë e të shkuarës kriminale të 49-vjeçarit. Marion Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “bandës së tritolit” që drejtohej nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj.

Ai u dënua nga gjykata me 19 vite burg pasi dyshohet se ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

49-vjeçari Marion Mitro u arrestua më 27 janar të vitit 2014, ndërsa u lirua nga burgu një vit më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";