Për herë të parë, qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët dypalëshe. Takimi i nivelit të lartë u mbajt në kryeqytetin italian, Romë, ku u firmosën disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë, duke e cilësuar këtë ditë si historike për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Meloni: Jam e kënaqur që mirëpres në Romë mikun tim Edi Rama. Një ditë historike, jo vetëm për faktin që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji, por edhe për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe të cilat u nënshkaurn. Ne e dimë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë. Janë marrëdhënie që shkojnë përtej interesave reciprokë. Këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme mes kombëve tona duam ta shndërrojmë në një  thesar për ta fuqiziuar edhe më shumë këtë marrëdhënie.

Ajo shtoi se Italia mbetet partneri i parë tregtar i Shqipërisë, me mbi 3 mijë kompani italiane që operojnë aktualisht në vendin tonë. Meloni nënvizoi gjithashtu se synimi është thellimi i bashkëpunimit në fusha si energjia, transporti dhe Korridori VIII, ndërsa brenda gjashtë muajve të ardhshëm pritet organizimi i një forumi ekonomik që do të bashkojë sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e të dy vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Meloni: Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri. Qëllimi ynë është t’i japim më shumë thellësi, duke vendosur dhe thelluar këto marrëdhënie. Me kryeminsitrin Rama që tani kemi lënë një tjetër takim, një tjetër objektiv atë të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri, ndërmarrje që përfaqsojnë sistemin prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi caktuar drejtimet ku do të vijojë bashkëpunimi ynë, si energjia, transporti dhe duke u fokusuar gjithashtu te Korridori VIII. Kjo do të thotë sigurisht më shumë mirëqenie jo vetëm për Shqiëprinë dhe Italinë, por gjithë Evropën./vizionplus.tv