Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua konferenca për shtyp ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle.

 

Në fokus të konferencës ishte zbatimi i detyrimeve që parashikon marrëveshja e ekstradimit, në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Spanjës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, po ashtu dhe angazhimin e Policisë shqiptare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Spanja.