Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pasi deputetët e opozitës dërguan në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen mes kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministres së Italisë, Georgia Meloni, për refugjatët.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur nga gazetarët mbi aktin e ndërmarrë nga ana e deputetëve të opozitës, Manja tha se është e drejta e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë sipas Ministrit të Drejtësisë, nuk ka absolutisht asgjë antikushtetuese, pasi marrëveshja e nënshkruar mes dy kryeministrave ka kaluar të gjitha filtrat.

 

Marrëveshja me Italinë sigurisht në dijeninë time, qeveria italiane e ka kaluar marrëveshjen. Janë bërë publike edhe qëndrimet tona. Është e drejta e deputetëve ta çojnë në Kushtetuese por nuk ka asnjë gjë antikushtetuese një marrëveshje që ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhet nga dy kryeministrat”, deklaroi Manja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë doli edhe për paketën e amnistisë, nga e cila do të fitojnë disa të burgosur me rastin efestave të fundvitit.

 

Manja tha që dy kategoritë që përfitojnë janë gratë dhe fëmijët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy kategoritë që përfitojnë janë gratë dhe të miturit të cilët do kenë një mundësi që ti rikthehen rehabilitimit pranë familjes“, tha Manja.

/Vizionplus.tv/