Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur në fitoren e opozitës në Bashkinë e Tiranës, por jo vetëm, pas nënshkrimit të marrëveshjes me PD.

 

Meta e cilëson historike bashkëpunimin me PD, ndërsa shton se referendumi dhe primaret do t’u japin qytetarëve të drejtat që u takojnë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.

 

Referendumi, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si kryetari i PL shpreh kënaqësinë që angazhim madhore që unë dhe PL ka marrë në mbrëmjen e 25 korrikut, sot merr mbështetje nga PD, sa i takon ushtrimit të të drejtës kushtetuese të referendumeve në nivel lokal e kombëtar. Shpreh bindje për fitore, në Tiranë në radhë të parë dhe në të gjithë vendin”, tha Meta.