Deputeti demokrat, Gazment Bardhi shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për legjitimimin e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë nuk ishte surprizë.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese humbi mundësinë për të bërë drejtësisë ndaj një çështjeje që shkel të drejtat e njeriut dhe cënon interesin kombëtar.

“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!”, shprehet Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke votuar 5-4 në favor të kësaj marrëveshjeje, që parashikon qëndrimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë kohore./vizionplus.tv/