Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet. Në mbledhjen e kryesisë, Meta tha se ky është një hap i madh, por sipas tij i vonuar.

Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Një hap i madh dhe një arritje e merituar për të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në Itali. Natyrisht shumë i vonuar por produkt i mbi 15 viteve negocitata siç e nënvizoi Tajani. Mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte”, tha Meta.

Kreu i PL shtoi më tej se shpreson që të përshpejtohet procesi edhe për njohjen e pensioneve me Greqinë.

Uroj që ky hap të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë”, tha Meta./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";