Ish kryeministri Sali Berisha e ka nisur bashkëbisedimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, duke bërë me dije se akuzat dhe masat ndaj tij janë vënë nga gjykatësja dhe prokurorët e kontrolluar prej kryeministrit Edi Rama.
“Siç jeni informuar në një akt ta paprecedentë në ndonjë vend tjetër kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatësja e lidhur me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri vihet në sanskione pa autorizimin e parlamentit. Ndaj tij gjykatësja e lidhur me Ramën dhe skapistët e kontrolluar prej tij vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaprotë. Këto krime janë në kundërshtim me disa nene të kushtetutës, në nenin 73 pika 2 .
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Deputeti nuk mund të arrestohet t’i kufizohet në asnjë lloj frome liria e tij. Nuk mund të kontrollohet pa auotirzimin e parlamentit. Mbi bazën e këtij neni gjer sot asnjë deputet nuk ka patur sanksione nga prokurorë apo gjykatës pa autorizimin e parlamentit.
Edi Rama Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij dhe deputetët e tij dhe jo të opozitë që i ka armiq në konceptet e tij mjerane”, tha Berisha.