Hasan Verracaku dhe nipi i tij, 17 vjeçar Elminid Dyli, të cilët u plagosën gjatë përplasjes me armë zjarri në Velipojë u njohën këtë të enjte me masën e sigurisë.

 

Seanca ndaj tyre u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. Pasi dëgjoi pretendimet e të dyja palëve, trupi gjykues vendosi të mbyll në qeli pa afat dy të arrestuarit. Masë sigurie kjo e kërkuar dhe prej prokurorisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë seancës mësohet se pala mbrojtëse kërkoi një masë më të lehtë për nipin e 54-vjeçarit, me argumentin e moshës por që nuk u pranua nga gjykata.

 

Burime thanë se 54-vjeçari Hasan Verracaku dhe nipi i tij, 17- vjeçar Elminid Dyli nuk pranuan të flisnin për ngjarjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Krimi i rëndë ndodhi të dielën në zonën e njohur Pulaj Plazh. Nga të shtënat humbën jetën Kujtim Verracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, vëllai i tij, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç. ky i fundit kishte ditën e parë të punës si kamarier në biznesin e familjes Gocaj dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

 

Shkak u bë një konflikt i nisur për shezlongët mes dy familjeve, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe tre djemtë e 54-vjeçarit Hasan Verracaku, të cilët po ashtu u përfshinë në përplasjen me armë zjarri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";