Ka rënë në prangat e policisë 30-vjeçari që plagosi nënë e tij me thikë në Dukat të Patosit, Fier.

 

Policia bën me dije se 30-vjeçari, Klaudio Çobaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. 50-vjeçarja Donika Çobaj ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paraprakisht dyshohet që djali në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij. Kjo e fundit ka refuzuar t’i japë dhe kanë debaturar. Fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas djali ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë.