Nga kjo e enjte, masat anti-COVID në vendin tonë u lehtësuan sërish dhe qytetarët do të kenë liridalje deri në orën 00.00.

 

Por për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kjo nuk do të thotë se duhet ulur vigjilenca.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo bëri thirrje në rrjetet sociale që të gjithë të tregohen të kujdesshëm sepse rrezikohemi nga varianti Delta.

 

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend. Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";