SHBA është e qartë në lidhje me zërat që që qarkullojnë prej kohësh në Ballkan për ndryshim kufijsh. I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë në një intervistë për Blic-in serb se kufijtë mes vendeve të Ballkanit janë përcaktuar prej kohësh, ndërsa në dialogun Kosovë-Serbi ka fusha të tjera ku për momentin mund të arrihet progres.

Palmer thotë se kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut janë fiksuar, dhe se askush nuk po flet për ndryshimin e kufijve të Bosnje-Hercegovinës. Po ashtu, askush nuk po flet për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë së Veriut, sepse as kjo nuk është çështje.

“Çështja e momentit është përcaktimi i një marrëdhënieje normale midis Serbisë dhe Kosovës dhe atë për të cilën Beogradi dhe Prishtina mund të bien dakord. Ne do të ndihmojmë rrugën e tyre drejt BE-së. Serbia dhe Kosova po përpiqen për një të ardhme evropiane.

Kosova dëshiron të jetë një pjesë e BE-së dhe për ta arritur këtë, palët duhet të bien dakord dhe një marrëdhënie normale është ajo që BE dhe NATO do të kërkojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA do të dëshironte të shihte një Serbi evropiane, një Kosovë evropiane dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e BE-së. Është pikërisht ajo që ka të bëjë me këtë dialog, pra identifikimi i fushave ku duhet të punohet”, tha ai.

Javët e fundit është folur për disa të ashtuquajtura non-paper, propozime jozyrtare për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme mes vendeve të Ballkanit përmes ndryshimit të kufijve.

I pyetur nëse edhe ai ka sjellë një të tillë me vete, Palmer gjen rastin të theksojë se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen brenda kornizave të përcaktuara:

“Unë erdha duarbosh. Por vij me një mesazh. Dhe mesazhi është se SHBA dhe BE janë partnerë në procesin e lehtësimit të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miroslav Lajcak është përfaqësuesi special i BE për dialogun dhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Serbia dhe Kosova janë palët në negociata dhe janë ato që udhëheqin procesin. Miroslav Lajcak po ndërmjetëson bisedimet dhe Shtetet e Bashkuara po mbështesin procesin.

Ka shumë gjëra dhe tema që mund të diskutohen, unë i hedh poshtë këto non-paper, për të cilat askush nuk pranon përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, unë nuk e shoh këtë si një çështje ku Kosova është e gatshme të angazhohet, dhe besoj se ka zona shumë më produktive për të folur për momentin”, tha Palmer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";