Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kuvendi i ShqipërisëPrita sot në një takim Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.