Dy turistë holandezë janë shpëtuar nga Policia në Himarë pasi duke eksploruar gjirin e Filikurit kanë mbetur të izoluar në një terren të vështirë.

 

Polica thotë se njëri prej tyre ka marrë lëndime, por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e e mirë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turistët janë gjetur pas disa orësh kërkimesh të bëra nga Policia e Himarës dhe e Dhërmiut.

 

“Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë”, njofton polcia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";