Situata në njësitë administrative të Shkodrës si pasojë e përmbytjeve vazhdon të jetë e rëndë. Mijëra hectare janë nën ujë ndërsa qindrfa shtëpi gjithashtu janë të rrethuara nga uji dhe me probleme te konsiderueshme sidomos për ushqimin e bagëtive.

Më poshtë raporti i plotë për situatën në Shkodër.

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 13.02.2021

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hidrometri shënon 6.80 cm.
1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
Shtëpi të përmbytura 9
Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.
Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.
Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.
Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
SPZ e zonës në gatishmëri .
Qendrat shendetësore në gatishmëri
Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme.
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.
Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).
Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.
Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina, datë 13.02.2021.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tokë e përmbytur total 600 ha.
Shtëpi të përmbytura nuk ka.
Prezencë uji në 70 shtepi.
Qendra shendetësore në gatishmëri.
SPZ në gatishmëri.
Energji elektrike për momentin ka.
Nevojë për bazë ushqimore për bagëtinë.
Nevojë për ujë të pijshëm.
Nevojë për ndihma ushqimore.