31-vjeçari, Gerti Shehu që goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së opozitës, u la në burg nga Gjykata e Apelit.

 

Shehu përmes avokatëve të tij mbrojtës kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në “arrest shtëpie”, ose shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, 31-vjeçari kërkoi lirinë teksa u shpreh para trupit gjykues se është djalë i vetëm dhe se ka nevojë për të marrë ilaçet për mjekim.

 

Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh dhe u la në fuqi vendimi i shkallës së parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gerti Shehu akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga Partia Demokratike, ai arriti të kalonte perimetrin e sigurisë dhe të godiste me grusht në fytyrë Sali Berishën.

 

31-vjeçari, sipas dokumenteve të publikuara, prej vitit 2018 kurohej jo rregullisht për probleme të shëndetit mendor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";