Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit. 58 vjeçarja, e cila punonte si banakiere u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia dyshon se objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

 

E plagosur mbeti edhe mbesa e 58-vjeçares si edhe pesë të tjerë. Nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi.  Sakaq, vetëm pak më parë është gjetur i djegur një automjet tip “BMË” në zonën e Bubqit. Brenda automjetit totalisht të shkrumbuar, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyshohet se mjeti dhe armët janë përdorur në ngjarjen në lokalin në “Don Bosko”.