Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Bashkim Muratajt, të dënuar me 10 vite e 8 muaj heqje lirie për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal.

 

58-vjeçari është arrestuar më 11 Gusht të vitit 2021 nga policia pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Murataj rezulton i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

 

Në gusht të 2020 SPAK mbylli hetimet për grupin e trafikantëve Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako, Zija Hidri, Andrea (Renato) Muço e Mariglen Sako.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";