200 mjekë,infermierë si dhe punonjës të shërbimit shëndetësor të spitalit bashkiak të Pogradecit janë vaksinuar në Qendren e Vaksinimit në Korçë.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i spitalit Erjon Thëngjilli i cili gjithashtu ka bërë me dije per Vizion Plus se gjatë ketyre 2 ditëve janë vaksinuar edhe rreth 80 personel mjekësor të cilët kanë kaluar Covid-19.

Procesi i vaksinimit do të vijojë me Spitalin e Ersekës dhe më pas me të gjitha Qendrat Shëndetësore të juglindjes së vendit.

7 mjekë specialistë të Spitalit Bashkiak të Pogradecit janë vetëkarantinuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i këtij shërbimi spitalor Erjon Thëngjilli i cili pranon se mungesa e 7 mjekëve specialistë sjell probleme me vizitat e specialiteteve.  Zgjidhja e vetme gjithnjë sipas drejtorit mbetet Spitali Rajonal i Korçës.