Pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar në uljen e numrit të shqiptarëve të Kosovës që vendosin të kalonin fundjavën në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar kalaur kufirin për në Shqipëri.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë fundjavë, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e diel”, ka thënë Minxhozi.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri, duke u ndalur në një restorant në Fishtë të Lezhës. Ajo duket se ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë duke postuar edhe fotografi në rrjetet sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fakt një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës kishin vendosur ta kalonin fundjavën në Shqipëri edhe kur Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi masat anti-COVID për 12 ditë.

Që nga muaji mars i vitit të kaluar Kosova dhe Shqipëria po vazhdojnë të përballen me Covid-19 dhe asnjë prej vendeve nuk ka mundur ta rikthejë turizmin në nivelin e dikurshëm. Megjithatëm ndryshe nga Kosova, Shqipëria ka vaksinuar një numër më të madh të qytetarëve, ndërkohë që Prishtina ka marrë vetëm një dergesë prej rreth 20 mijë vaksinash.