Këtë të enjte, në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government).

Ky takim, që do të zhvillohet mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Shefi i qeverisë thekson se në këtë mbledhje do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë
Më pas, të dy do të marrin pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare, së bashku me ministrat e të dy kabineteve.

Në rendin e ditës së takimit parashikohet gjithashtu nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit mes dy vendeve.

Sipas njoftimit të Pallatit Chigi, mbledhja do të nisë në orën 11:30 dhe do të mbahet në Villën Doria në Romë.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";