Me entuziazëm dhe brohoritma, kështu i mbyllën provimet e lirimit nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Ahmet Gashi” në kryeqytet, pasi iu nënshtruan testit të gjuhës së huaj.

Ata shprehen të kënaqur dhe optimistë për rezultatet e tyre, pasi provimin e quajtën të thjeshtë dhe brenda programit mësimor që kanë ndjekur.

Nxënësit nënvizojnë se janë tërësisht gati për vazhdimin e shkollës së mesme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ashtu si në të gjitha provimet e tjera, edhe këtë herë teza u fotografua dhe doli në rrjete sociale vetëm pak minuta pas fillimit të provimit të gjuhës së huaj.

Aplikimi për regjistrim në klasën e dhjetë do të bëhet online përmes portalit e-Albania, duke dorëzuar dëftesën e lirimit te skanuar nga origjinali, kujdestarinë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që e ka në kujdestari dhe një raport mjekësor kur aplikohet për shkollë të mesme me konkurs.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";