Kjo e martë shënon ditën e fundit të mësimit për këtë vit shkollor, i cili u zhvillua mes prezencës fizike dhe procesit online për shkak të kufizimeve të pandemisë. Drejtuesja e ekipit lëndor për arsimin fillor në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” tregon sfidat me të cilat u përballën mësuesit gjatë kësaj periudhe.

 

ARIANITA KUKA

MESUESE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në fillim të vitit u përballëm me vështirësitë e planit mësimor, të cilat u dhanë të unifikuara dhe mësuesi duhet të ishte shumë i angazhuar që të bëhej një realizim i plotë i programit mësimor. U përballëm me oraret mësimore të cilat do të zhvilloheshin në dy turne, arsimi fillor e zhvillonte mësimin fizikisht në klasë dhe këto patën vështirësitë e veta, pastaj ai i mesëm i ulët kishte për detyrë zhvillimin e mësimit në dy mënyra, edhe fizikisht edhe online, gjë që kjo për drejtuesit e shkollave pati vështirësi, të cilat me angazhimin e tyre dhe me përfshirjen e stafit të mësuesve, u realizua me sukses.”

 

Gjatë vitit ka patur edhe raste të infektimit të stafit arsimor, qe u zëvendësua nga mësues shtesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Stafi i organizatorëve pati vështirësi për zëvendësimin e mësuesve që patën këto problematika shëndetësorë, por megjithatë u zëvendësuan me staf të ardhur nga ZVA-të e qytetit.”

 

I vështirë ka qenë edhe organizimi i aktiviteteve jashtë klase, të cilat kanë qenë të kufizuara, por nuk kanë munguar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Kjo nuk na ka penguar në realizimin e planit mësimor, zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, si sportive, artistike, apo zhvillimit profesional të mësuesve.”

 

Maturantët dhe nxënësit e 9-vjeçares janë të vetmit që nuk e kanë mbyllur akoma ciklin e këtij viti pasi kanë për të dhënë provimet shtetërore gjatë muajit qershor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";